“S’janë real”, Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën
April 28, 2024Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë. Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, banorët komentuan situatën.
Erjola: Unë nuk e kam përdorur situatën. Më la shije të hidhur, nuk do doja të isha në vend të Heidit. Historia po përsëritet sepse po më duket film i shëmtuar. Një histori që e kam parë përpara, po bën një lojë fiktive me ndjenjat e asaj vajze. Më duket diçka e parë në edicione të kaluara. Historisë së edicionit të parë, mes Donaldit dhe Beatriksës, më duket sikur historia po përsëritet. Nuk e shoh reale sot për sot.
Meritoni: Unë shoh një situatë ku të gjithë po përpiqen të përfitojnë. S’është normale që Egla i thotë Heidit, po të isha unë do kisha dalë. Provokimi i Julit ishte i qëllimshëm.
Graciano: Nuk kam dashur ta përdor kundër çiftit. Shikoj Heidin që ishte e vetmuar dhe jam munduar pa të keq për t’i dhënë sinjalin, për t’i thënë hajde. Po të isha tendencioz nuk çohesha për t’ju bërë mëngjes.
Juli: Provokimet lejohen. Nuk e dija që kjo ishte më e rëndësishme për Romeon… Vazhdoi të nesërmen… Erdhi parashuta dhuratë dhe në këtë moment u kujtua të shkonte të rrinte me Heidin. Është ky përdorues i situatës, u viktimizua. Ka lidhje me tipologjinë e këtij njeriu… Heidi kalkulon në dashuri. Ajo mendon përtej emocionit.
Çifti është komentuar edhe nga dy opinionistët e Big Brother VIP.
Arbër Hajdari: Kjo situatë erdhi nga Heidi në studio. Ajo u mërzit. Qëkur u dha dhurata, dyshova kur Romeo pyeti a kemi një kanal. E mora me të qeshur, por kur kuptova që uji i xhakuzit u ftoh para se të vinte burri. U intereson më shumë loja që të dyve… Ata janë të fokusuar në lojë… Më pëlqen që Heidi ka filluar të të mbrojë…
Ori Nebijaj: Mendoj që Romeo është treguar adoleshent për mënyrën si e trajtoi marrëdhënien e tij me Heidin. Nuk shoh asgjë të keqe që ajo u mërzit. Çdo vajzë do ishte mërzitur të priste të dashurin e saj në xhakuzi…
Arbër Hajdari: Është marrëdhënia e dy njerëzve që për hir të lojës rrinë bashkë. S’kanë kimi fare me njëri-tjetrin.
Situatën e vonesës së Romeos në suitë e sqaroi edhe vetë çifti.
Romeo: Kur dola të pija cigaren e fundit, Heidi ishte duke u bërë gati. Kur i kërkova Gracianos një cigare, dola jashtë, sepse Heidin e pashë të tualetet dhe jo në suitë. Juli më ofendoi dhe u mora me Julin. U preka nga Juli, i ktheva përgjigje dhe pastaj u futa në Dhomën e rrëfimit… Unë e kam shijuar suitën.
Heidi: Ka qenë një moment që unë jam mërzitur shumë sepse për mua ishte e gjatë. Por unë e di që Romeo është person emocional dhe e ka gjithmonë nevojën të argumentojë. Ai kishte nevojë të bënte këtë debat. Unë jam mërzitur dhe është diçka mes meje dhe Romeos. Pjesa tjetër është përdorim i situatës.
revista.one/