“Sjellja e Jozit, e patolerueshme”, Loredana reagon pas incidentit me Gjestin
April 14, 2025Ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Menjëherë sapo shkoi në studion e madhe ku mbahet spektakli, ajo ka reaguar e prekur pas incidentit të ndodhur ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit.
Pasi u eliminua nga gara, Lorenda u shpreh se ndihej keq për atë që ndodhi, ndërsa i dërgoi një përqafim familjes së Gjestit. Sjellja e Jozit tha ajo, është e patolerueshme.
“Nuk kam qenë në shumicën e rasteve pro mënyrës së Jozit, sjellja e tij ka qenë e patolerueshnme. Dua t’i dërgoj një përqafim familjes dhe më vjën shumë keq për atë që ndodhi, është patolerueshme”, u shpreh Loredana.
Ndërsa Gjesti, pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa dha këtë reagim:
“Desha që babait e nënës ti them mos u shqetësoni, E pata ndihmën mjekësore.
Loja është lojë, nuk jemi këtu për tu rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë”.

revista.one/