S’ka qenë kurrë në Shqipëri, Ava Max: Dua të jem atje tani

S’ka qenë kurrë në Shqipëri, Ava Max: Dua të jem atje tani

September 4, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, na bëri krenarë së fundmi, duke shprehur dashurinë për atdheun.

Ajo është e ndjekur nga mbi 3.2 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” ka rishpërndarë me ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory disa fotografi të plazheve të bukura të Shqipërisë, ku ka shprehur dëshirën për të qenë në shtetin amë.

“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e këtij postimi në InstaStory.

Artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, nuk ka qenë kurrë për vizitë në Shqipëri.

revista.one/