Skenari i filmit “Në kuadër të dashurisë”: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, çift në prag të divorcit
June 20, 2023Dy armikët e përbetuar, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do t’i shohim sërish bashkë. Tashmë është zyrtare, ata do të jenë pjesë e një filmi.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Një çift i martuar prej vitesh janë në prag të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve.
Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duken i bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi dhe Olta do të vijnë tashmë si burrë dhe grua në “Në kuadër të dashurisë.
Xhirimet do zhvillohen në Korçë dhe sipas regjisorit, është zgjedhur ky qytet sepse ka një bukuri estetike. Sipas tij Tirana është një qytet stresues dhe mund t’i çojë çiftet drejt ndarjes, ndërsa Korça i bën çiftet që të ribashkohen ndaj është zgjedhur, si një fole dashurie për këtë film.
Përsa i përket kastit që merr pjesë në këtë film ai shprehet: Po punoj me një kast ëndrrash, me një grup aktorësh më të mirë që ka Shqipëria. Kemi Ndriçim Xhepën, Zamira Kitën, Olta Gixharin, Olta Dakun dhe bashkë me këta kemi disa personazhe shumë të dashur për publikun, si Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha. Kompleksi i aktorëve unë besoj që është më i miri që mund të ëndërrojë një regjisor.
Regjisori Koloreto Cukali tregon se kjo komedi do jetë gati për publikun në vjeshtë. Ndërsa përsa i përket dy personazheve kryesorë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, ai tregon se janë shumë të mirë të dy edhe si personazhe edhe si aktorë.
“Ka shumë kimi mes tyre. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që loja ka mbaruar aty dhe tani janë një çift shumë i lumtur. Gjithë stafi ka një kimi është një kombinim perfekt aktorësh”, shprehet Cukali.
I pyetur për zhanrin e komedisë, regjisori shprehet se do jetë një Hollywood i prodhuar në Shqipëri.
“Modern nga të gjitha pikëpamjet, që nga mënyra se si po xhirohet, që nga mënyra se si është punuar me skenografinë. Kemi punuar me skenografinë, ne kemi marrë shtëpi nga e para dhe i kemi ribërë nga e para. Është një punë shumë serioze”, përfundon regjisori.
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.
Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.