‘Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës” vjen me përkthim të ri

‘Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës” vjen me përkthim të ri

December 25, 2022 0

I nxitur prej vitesh prej dy miqëve të tij Moikom Zeqo e Agron Tufa, përkthyesi Bajram Karabolli përmbush sfidën e sjell në shqip në vëllimin e tij të parë “Sojliun mendjemprehtë, Don Kishotit të Mançës”, të Servantes. E krahasuar me veprat e Shekspirit, “Don Kishoti” i erdhi Shqipërisë thuajse një shekull më parë nga Fan Noli. Me evolimin e gjuhës, por edhe mungesat e pohuara nga vetë përkthyesi në tekst, varianti origjinal i Akademisë Mbretërore Spanjolle, që Karabolli zgjedh, është një pasuri për lexuesit e mundësi për kurrikulat shkollore.

“Unë lexova dhe variant tjetër origjinal dhe e krahasova me botimin e Akademisë Mbretërore të Shkencave dhe isha i bindur plotësisht që ky variant duhej të përkthehej  në shqip. E kam lexuar nga një autor kelian i famshëm Boliano, që thotë se ‘Don Kishotin mund ta përkthejë kush të dojë nuk mund ta ndryshojë’… është vepër e tillë, vërtetë një vepër madhore . Dhe të habit autori i shek. XV me një horizont e aftësi kaq të jashtëzakonshme, autor i paarritshëm! Prandaj quhet edhe ndër dy tre kryeveprat madhore të letërsisë botërorre”, shprehet përkthyesi Bajram Karabolli.

Përshkrimi:

Titulli: ‘Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës”

Autor: Miguel Servantes

Shtëpia Botuese: Albas

Çmimi: 1000 lekë

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Kësisoj, në shoqëri të babaxhanit dhe të të padjallëzuarit Sanço Pança, Don Kishoti përfshihet në një sërë aventurash të pabesueshme, të cilat i rrëmbejnë të qeshurat lexuesit, pasi jeta që na rrëfen Servantesi është e gëzueshme, shpotitëse e dramatike, dhe njëherazi e këndshme dhe optimiste, pavarësisht ndeshtrashave të ekzistencës.

revista.one/