Sot nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Sa orë do të agjërohet në Shqipëri?

Sot nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Sa orë do të agjërohet në Shqipëri?

April 12, 2021 0

Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill. Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku nga 10 deri në 21 orë në varësi të vendit ku jeni në botë.

Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja lëngjeve dhe duhanit si dhe marrëdhëniet seksuale për të arritur gjegjësisht adhurim më i madh ndaj Zotit.

Ramazani fillon 10 deri në 12 ditë më herët se çdo vit. Kjo sepse kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor; me muaj që janë të gjatë nga 29 deri në 30 ditë.

Në Shqipëri, orari i agjërimit për këtë vit zgjat mesatarisht 16-orë. Oraret janë sipas një kalendari që bazohet tek lindja e diellit.

Ndërkohë, dita më e shkurtër e agjërimit në vendin tonë është 15 orë e 25 minuta (3:50-19:35) ndërsa më e gjata është 17 orë e dy minuta (2:56-20:06).

Herën tjetër, kur muaji i shenjtë i myslimanëve do të fillojë më 13 prill, do të jetë rreth 33 vjet nga tani, ose viti 2054.

Numri i orëve të ditës ndryshon nga vendi në vend. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili ose Zelanda e Re do të agjërojnë mesatarisht 11 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet veriore si Islanda ose Norvegjia do të kenë një agjërim 18+ orë.

Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të ulet deri në vitin 2032, i cili është viti kur Ramazani do të bjerë gjatë solsticit dimëror; dita më e shkurtër e vitit.

Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës; dita më e gjatë e vitit verior. Për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.

Në qytetet ekstreme më veriore të tilla si Longyearbyen, Norvegji, ku dielli nuk perëndon nga 20 prilli deri më 22 gusht, vendime fetare, ose fatwa, janë lëshuar për të ndjekur  kohën në Mekë, Arabinë Saudite, ose në vendin më të afërt mysliman.

Pas një muaji agjërimi, myslimanët festojnë festën e quajtur Bajram dhe i urojnë njëri-tjetrit; Fiter Bajramin;

Më poshtë është numri i orëve të agjërimit në qytete anembanë botës. Orët dhe kohët aktuale të agjërimit do të ndryshojnë nga dita, si dhe metodat e llogaritjes.

Grenlandë: 19-20 orë

Reykjavik, Islandë: 19-20 orë

Helsinki, Finlandë: 18-19 orë

Stokholm, Suedi: 17-18 orë

Glasgow, Skoci, Britani: 17-18 orë

Oslo, Norvegji: 17-18 orë

Kopenhagë, Danimarkë: 17-18 orë

Moskë, Rusi: 17-18 orë

Berlin, Gjermani: 16-17 orë

Amsterdam, Holandë: 16-17 orë

Orët më të gjata të agjërimit

Varshavë, Poloni: 16-17 orë

Londër, Mbretëri e Bashkuar: 16-17 orë

Paris, Francë: 16-17 orë

Nur-Sulltan, Kazakistan 16-17 orë

Bruksel, Belgjikë: 16-17 orë

Cyrih, Zvicër: 16-17 orë

Bukuresht, Rumani: 15-16 orë

Kanada: 15-16 orë

Sofje, Bullgari: 15-16 orë

Romë, Itali: 15-16 orë

Madrid, Spanjë: 15-16 orë

Lisbonë, Portugali: 15-16 orë

Athinë, Greqi: 15-16 orë

Pekin, Kinë: 15-16 orë

Washington DC, SH.B.A 15-16 orë

Pyongyang, Koreja e Veriut: 15-16 orë

Ankara, Turqi: 15-16 orë

Rabat, Marok: 14-15 orë

Tokio, Japoni: 14-15 orë

Islamabad, Pakistan: 14-15 orë

Teheran, Iran: 14-15 orë

Bagdad, Irak: 14-15 orë

Bejrut, Liban: 14-15 orë

Damask, Siri: 14-15 orë

Kajro,  Egjipt: 14-15 orë

Jerusalem, 14-15 orë

Qyteti i Kuvajtit, Kuvajt: 14-15 orë

Qyteti i Gazës, Palestinë: 14-15 orë

New Delhi, India: 14-15 orë

Hong Kong 14-15 orë

Daka, Bangladesh: 14-15 orë

Kabul,Afganistan: 14-15 orë

Riad, Arabia Saudite: 14-15 orë

Doha, Katar: 14-15 orë

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe: 14-15 orë

Aden, Jemen: 13-14 orë

Addis Ababa, Etiopi: 13-14 orë

Dakar, Senegal: 13-14 orë

Abuja, Nigeri: 13-14 orë

Colombo, Sri Lanka: 13-14 orë

Bangkok, Thailand: 13-14 orë

Khartoum, Sudan: 13-14 orë

Kuala Lumpur,Malajzi: 13-14 orë

Singapori, 13-14 orë

Nairobi, Kenia: 13-14 orë

Luanda, Angola: 12-13 orë

Xhakarta, Indonezi: 12-13 orë

Orët më të shkurtra të agjërimit

Brasilia, Brazil: 12-13 orë

Harare, Zimbabve: 12-13 orë

Johannesburg, e Jugut: 11-12 orë

Buenos Aires, Argjentinë: 11-12 orë

Ciudad del Este, Paraguai: 11-12 orë

Kejptaun, Afrika e Jugut: 11-12 orë

Montevideo, Uruguaj: 11-12 orë

Canberra, Australi: 11-12 orë

Puerto Montt, Kili: 11-12 orë

 Christchurch , Zelanda e Re: 11-12 orë../revista.one/