SPAK nis hetimin për Elvana Gjatën, ja pasuria qindramilionëshe e deklaruar
November 25, 2023SPAK, ditën e djeshme ka nisur hetimet për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bën me dije se, Elvana Gjata, është nën hetim për shkak se është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.
Sipas komunikimeve në Sky Ecc, nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro.
Elvana menjëherë pas këtij lajmi ka bërë reagimin e parë, ajo ka postuar video nga koncerti i saj në Gjermani.
Në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) rezulton që ajo ka të regjistruar kompaninë me emër “EMM” ku këngëtarja është 100% aksionere.
Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka si qëllim administrimin dhe menaxhimin e artistëve dhe të drejtën e shpërndarjes së projekteve muzikore.
Në vitin 2021 të ardhurat e këngëtares ishin 32.4 milion lekë të reja, ndërsa fitimi para tatimit 1.5 milion lekë të reja.
Në vitin 2022 ka deklaruar 87.9 milion të reja, të ardhura neto nga shitjet 86.5 milion lekë të reja, të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milion lekë.
revista.one/