Sportistja braziliane e Dinamos pezullohet derisa të testohet për gjininë, në gjendje të rënduar psikologjike
October 25, 2025Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.
Një ngjarje e paprecedentë që ka befasuar të gjithë ambientin sportiv. 3 klubet e kampionatit Vllaznia, Pogradeci madje edhe Partizani, ky i fundit e ka ngritur edhe ne asamble madje kanë qenë ato që janë ankuar dhe prej të cilave ka filluar proçedurat e kontrollit.
Nisur nga ankesat që sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Volejbollit, për Top Channel, konfirmohet se ka patur indicje vizuale për vajzën e Dinamos nga këto klube, si fiziku, forca dhe rezistenca të cilat i kanë ngritur fjalët pothuajse në të gjithë ambientin, por vetëm këto trek lube janë shprehur zyrtarisht.
Si rrjedhojë është ngritur një grup pune me përfaqësues nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Agjencia e Sporteve dhe mjeku i klubit Dinamo. Kërkesa për këtë lloj testi ndaj spoortiste braziliane për vetë sportisten ka qenë sin jë rrufe në qiell të hapur. Burime pranë Nayara Ferreir, volejbollistes së Dinamos kanë treguar për një gjendje të rëndëuar psikologjike pas kësaj krëkese dhe ndjenje fyerjeje dhe diskriminimi.
Të njëjtat burime të cilast kërkojnë të qëndrojnë në anonimat edhe për shkak të situatës dhe ngjarjes kaq sensitive tregojnës e sportistja madje është ankuar edhe në Ambasadën e vendit të sajë për këtë gjendje të krijuar.
Kjo sjellje dhe habi vjen edhe për faktin se Nayara Ferreira ka një karrierë shumë të gjatë dhe të madhe në arenën Botërore duke luajtur dhe aktivizuar në këto 15 vite të fundit në shumë klube europiane perëndimore, në Arabi Saudite duke përjashtuar këtu karrierën në Brazil
Klubet ku është aktivizuar
Klub Volejboll Dinamo Shqipëri
ALULA Arabi Saudite
Al Ahly Saudi Arabi Saudite
Vitória SC Portugali
Clube Kairós Portugali
Hämeenlinnan Lentopallokerho Finlandë
Vitória SC Portugali
Rennes Étudiants Club Francë
LP Vampula Finlandë
VK Královo Pole Republika Çeke
IBSA CV Gran Canaria Spanjë
Amiens Longueau Métropole Volley-Ball Francë
São Bernardo Vôlei Itali
EC Pinheiros Brazil
Sesi-SP Brazil
BMG/São Bernardo Brazil
BMG/Mackenzie Brazil
Olympico Club U20 Brazil
Fiat/Minas Brazil
Aktualisht Dinamo ka luajtur dy ndeshje pa Nayara Ferreira, pasditen e djeshme ka fituar ndaj Tiranës skuadrës kampione në fuqi, ndërkohë që përfaqësues të klubit po vazhdojnë ende të bindin sportisten e tyre për të kryer këtë test që me daljen në publik të këtij lajmi (vendimi pë rpezullimin është marrë përpara 10 ditësh) situate e Nayara Ferreira është edhe më e rënduar psikologjikisht. Gjithësesi pritet që në vazhdim të vendoset nëse psortistja do të bind të gjithë duke shuar dyshimet në lidhje me gjininë e sajë apo do të marrë një vendim tjetër për t’u larguar dhe Dinamo në të njëjtën kohë të mendojë për ta zëvendësuar.
Pas ngjarjes së paprecedentë të pezullimit të volejbollistes braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira, është vetë klubi që ka reaguar publikisht me këtë komunikatë për shtyp.
Reagimi ekipit të volejbollit të vajzave Dinamo:
Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë. Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta.
Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit, në respekt të parimeve të fair play dhe dinjitetit njerëzor. Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.
Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë , pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje.
Në mungesë të çdo elementi konkret apo procedure të përcaktuar në aktet rregullative, kërkesa për t’iu nënshtruar një testi të tillë – që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve – lë hapësirë për shumë paqartësi mbi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje dhe mbi standardet që duhen respektuar në sportin modern por edhe shton nevojën për reflektim mbi mënyrën se si duhen trajtuar raste nee vijimeesi.
Pavarësisht kësaj, Klubi Dinamo ka treguar angazhim të plotë institucional për të bashkëpunuar me FSHV-në dhe për të trajtuar rastin në mënyrë korrekte e të matur. Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite.
Në sport, si në çdo fushë tjetër, transparenca, drejtësia dhe respekti ndaj individit janë themeli i çdo suksesi. Dinamo do të vazhdojë të mbrojë këto vlera, duke qëndruar në anën e së drejtës, të sportit dhe të dinjitetit njerëzor. Sporti duhet të bashkojë, jo të poshtërojë. Ne do të vazhdojmë të besojmë te vlerat që e bëjnë volejbollin dhe çdo sport një fushë të ndershme loje.

revista.one/


