Sqarohet lajmi/ Flet 24-vjeçarja që u aksidentua nga djali i Erzen Breçanit dhe ka humbur njërën këmbë: Po prisja një shoqe

Sqarohet lajmi/ Flet 24-vjeçarja që u aksidentua nga djali i Erzen Breçanit dhe ka humbur njërën këmbë: Po prisja një shoqe

June 11, 2021 0

Xhesina Gega, është 24 vjeçarja që u aksidentua me makinë pasditen e djeshme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”. Vajza që shikoni në foton e mësipërme, po qëndronte në stacion kur Mercedesi i drejtuar nga djali i Erzen Breçanit doli nga rruga dhe e përplasi. Sot, Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar Jehon Breçanin, 19 vjeçarin djalë i ish-zhv.drejtorit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani.

Ajo ka thënë per mediat se e mbante mend gjithë skenën e ngjarjes dhe në asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” është shprehur ajo.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte 19 vjeçari, mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara vajzën e re, është përplasur me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Gjithashtu, bëhet me dije se e reja nuk ka qenë shtatzënë siç u raportua mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht ka humbur njërën këmbë nga përplasja e fortë.

Mëson se e reja afro një vit më parë kishte përfunduar strudimet për mjekësi, për Teknike e lartë Laboratori.

revista.one/