“Squid Game” bëhet reality show, Netflix njofton lojën, ku fituesit do t’i jepen 4.56 milionë dollarë, 456 veta në garë
June 15, 2022“Squid Game”, një serial koreano-jugor në të cilin garuesit konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për disa miliardë dollarë, u bë hit në mbarë botën. Por ndërsa pritet që të vijë së shpejti dhe sezoni i dytë, gjigandi i transmetimit Netflix po e kthen serialin në një reality show.
“Squid Game: The Challenge” po cilësohet si konkursi më i madh ndonjëherë, në të cilin do të marrin pjesë 456 garues që do të luftojnë për një çmim të madh prej 4.56 milionë dollarësh. Loja, e cila pritet të zgjasë për 10 episode do të xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Sigurisht, nuk do të ketë lojëra vdekjeprurëse si në serial. Netflix po kërkon aplikantë që flasin anglisht nga kudo në botë. Duke njoftuar lajmin emocionues, gjigandi i transmetimit tha: “Netflix po sjell në jetë fenomenin global Squid Game me kompeticionin më të madh ndonjëherë, Squid Game: The Challenge.
Me çmimin më të madh në historinë e TV, 456 lojtarë të vërtetë do të hyjnë në lojë në ndjekje të një shpërblimi që do të ndryshojë jetën prej 4.56 milionë dollarësh.” revista.one/