Stadiumi në festë, Dua Lipa mes tifozëve në Arsenal – Aston Villa

Stadiumi në festë, Dua Lipa mes tifozëve në Arsenal – Aston Villa

December 30, 2025 0

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme në stadiumin Emirates për të ndjekur ndeshjen mes Arsenalit dhe Aston Villa-s. Ajo u pa e ulur në arenën VIP, duke bërë foto me kënaqësi me personat përreth saj, ndërsa i pranishëm ishte edhe partneri i saj, Callum Turner.

Kjo ka nxitur pyetje se cilën skuadër mbështet në të vërtetë këngëtarja e famshme.

Dua Lipa ka treguar edhe më herët simpatinë e saj për Arsenalin, duke postuar fotografi ku shfaqet e veshur me fanella të këtij klubi.

Megjithatë, ajo ka pranuar në një intervistë në vitin 2021 se skuadra e saj e preferuar është Liverpooli, edhe pse anëtarët e familjes së saj janë mbështetës të Arsenalit.

Ajo u shpreh:

“Si ta them këtë në mënyrën më të mirë të mundshme? A mund të thuhet ‘tifoze nderi e Liverpoolit’?”, u përgjigj këngëtarja kur u pyet në një emision televiziv nëse e mbështet Liverpoolin.

“Vetëm sepse babai dhe vëllai im mbështesin Arsenalin dhe mendoj se do të kisha shumë telashe nëse do të thosha se mbështes vetëm Liverpoolin! Por unë e dua Liverpoolin dhe ai ka gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.

revista.one/