Stresi i dërgon mesazh Kejsit: Mezi pres të ribashkohemi dhe të kemi një fëmijë
April 10, 2022Reperi Stresi i dërgon një video-mesazh ish-partneres së tij, Keisit, që jeton në Kanada. I ftuar në emisionin “E diell”, Stresi u bë pjesë e lojrave të shumta me të ftuarit e tjerë, si dhe u vendos përballë një sfide me Lei Krajën.
Stresi u sfidua t’i dërgonte një video-mesazh ish-partneres.
Stresi bëri siç iu kërkua dhe i dërgoi Keisit këto fjalë:
“Keis, nuk di si ta them por mezi po pres që të ribashkohemi. Dëshira është shumë e madhe, besoj që dhe ti e di. Të kemi dhe një fëmijë bashkë, kemi kaluar shumë kohë dhe besoj që është momenti i duhur. Të dua shumë.”
Përgjigja nuk dihet, por Kejsi më herët është shprehur nuk do ta linte Kanadanë për t’u bashkuar me Stresin. revista.one/