Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova
March 18, 2023Arkimed Lushaj – Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi nga Shqipëria, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, ka fituar edicionin e parë të këtij ‘reality show’.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi.
Pas tyre, e treta që la garën e madhe dhe çmimin ishte modelja nga Drenica, Xhuli Nura.
Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi, u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në një spektakël të tillë dhe për eksperiencën që kaluan brenda.
Stresi u përfshi në shumë debate, krijoi shumë situata pa lënë anash edhe rrëfimet nga jeta e tij private dhe martesa me ish-partneren Keisin.
Në shumë raste rap-artisi u shpreh i penduar për përfundim e marrëdhënies me të madje edhe kërkoi ribashkim në të ardhmen.
Keisi në anën tjetër ndonëse qëndroi larg vëmendje ajo më në fundi kishte bërë një reagim duke i dërguar atij në video-mesazh ku edhe ia shprehte përkrahjen për të fituar BBVK.
Ndërkohë, edhe në mbrëmjen e finale, Keisi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku tha se po e priste fitoren e tij.
Ndërkaq, menjëherë pas shpalljes fitues të Stresit, ish-partnerja e tij bëri një tjetër reagim tha se ishte krenare dhe e lumtur për të.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, krenare dhe e lumtur për ty”, ka shkruar Keisi.
revista.one/