“Sunny Hill Festival 2022” anulohet në Prishtinë, zhvendoset në Tiranë! Letra e babait të Dua Lipës mbi arsyet

“Sunny Hill Festival 2022” anulohet në Prishtinë, zhvendoset në Tiranë! Letra e babait të Dua Lipës mbi arsyet

June 14, 2022 0

Lajmi i mirë për shumë njerëz, i keq për të tjerë: Sunny Hill Festival do organizohet në Tiranë këtë vit dhe jo në Prishtinë.

Themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, babai i Duas, u ka dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit e jo vetëm rreth anulimit të Festivalit. Festivali u bë i ditur se u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë.  Ai u shpreh i dëshpëruar, teksa shton se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shtetit, mbi 10 milionë euro për ekonominë e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave më të mira të kulturës.

“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë,po vijmë!”

Ndërkohë, Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit të organizuar nga ajo dhe babai i saj “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe zhvendosjes në Tiranë.

Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, ku u zbulua se festivalit do të zhvendoset në Tiranë.  Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit. “Sunny Hill” ishte parashikuar të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht nëBernicë. Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

revista.one/