Lidhja bëhet familjare/ Prindërit e Romeos surprizojnë çiftin e sapomartuar, Donaldi takon babain e Heidit

Lidhja bëhet familjare/ Prindërit e Romeos surprizojnë çiftin e sapomartuar, Donaldi takon babain e Heidit

March 31, 2024 0

Romeo u surpriza sot nga Vëllai i Madh. Prindërit e tij e takuan dhe mes emocionesh e uruan çiftin për dasmën.

Dasma na pëqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”-ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën.

Por para kësaj, Heidi bëri një bashkëbisedim me Ledionin në dhomën e rrëfimit.

Ledioni: A është e vështirë të sqarohesh me Romeon?

Heidi: Jo nuk është e vështirë. Është e vështirë të krijosh një lidhje këtu. Unë mendoj për jetën time jashtë. Filluam duke qeshur dhe të bënim gallatë bashkë dhe kjo ishte.

Ledioni: Ti jeton në Itali, me punë je jashtë. Kur e keni folur në fillim, Romeo të kërkoi të vish në Shqipëri, ndërsa ti i kërkove që të vijë ai në Itali. E folët këtë prapë?

Heidi: Është herët (qesh). Nuk është martesë prej vërteti.

Ledioni: Unë e kuptoj që sikleti është, por ju e dini ku jeni futur. Ne duam që publiku të mos ndihet i tradhëtuar. Kjo është arsyeja që ne nuk i kuptojmë. Nuk është qëllimi që ne t’iu vendosim në siklet.

Donald Veshaj i cili u bë pjesë e Fan Club, ku foli për dasmën e Romeos dhe Heidit, shprehu aprovimin e tij për këtë lidhje, madje mendon se shkojnë shumë si çift.

I pyetur a e kishte menduar para se të futej në BBV, nëse mund të krijonte një lidhje aty brenda, Romeo shprehet: Romeo është shumë e pritshme të krijoj një marrëdhënie aty brenda. Duke qenë 28 vjeç duke parë një vajzë si Heidi nuk ka pse të frenojë veten, Heidi i ka dalë jashtë pritshmërive dhe mua më pëlqen shumë.
Enxhi: A ke fol me ndonjë nga familjarët e Heidit?

Donaldi: Me babin e Heidit piva sot kafe. Bëj shaka. Jo sepse është shumë shpejt. Unë mendoj që Heidi nuk është pengës për Romeon dhe as Romeo nuk është pengesë për të.

revista.one/