Rikthim i bujshëm/ Gimbo hyn i prangosur në Big Brother, ja si reagoi Selin
March 27, 2026Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj situatave të ndryshme dhe ndaj të ftuarve të papritur.
Në dhomën e surprizave është shfaqur Gimbo i cili është me pranga në duar. Teksa banorët e shohin në living, Selin dëgjohet të thotë:
“Vëllai i Madh mos ma bëj këtë të lutem”.
Të mërkurën, në ekranin e madh në living u shfaq një lajm i rremë në lidhje me Gimbon që është arrestuar. Selin e pa lajmin, por nuk e komentoi me asnjë prej banorëve.
Ditën e sotme, ish-banori është rikthyer në shtëpi në kuadër të sfidës së mosreagimeve. Ai shfaqet me pranga në duar.
Më pas ai ka hequr prangat dhe ka shkuar tek Selin.
Banorja prishi sfidën dhe përqafoi Gimbon..
https://www.facebook.com/watch/?v=1458785899223215
revista.one/


