Surpriza e Noizyt, do të bashkëpunojë me këngëtarin e njohur grek
September 2, 2025Reperi i njohur, Noizy, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin grek, Kostantinos Argiros.
Kënga e tyre do të titullohet “Nero” që do të thotë ujë. Gjithashtu ata kanë treguar se do të publikohet në datën 5 shtator.

Konstantinos Argiros është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Kujtojmë se ai ka qenë në Tiranë te Pallati i Kongreseve, por jo vetëm, gjithashtu ai ka qenë edhe në jug të vendit duke mbajtur koncert. Vlen të theksohet se këngëtari ka një repertor shumë të gjerë por kënga e tij më e njohur dhe më e dëgjuar është “Athina mou”.

revista.one/