Surpriza në “Për’puthen”, ish-e dashura telefonon Ndriçimin në takimin me Lindën
April 3, 2021Mbrëmë në emisionin “Për’puthen 40+” ishte radha e takimit të Ndriçimit me Lindën. Ata kanë krijuar pëlqim për njëri-tjetrin. Të dy po shfaqin çdo herë e më shumë afrimitet.
Për t’i hequr emocionet Ndriçimit, Linda e ftoi atë në një kërcim.
Teksa bisedonin me njëri-tjetrin, papritur Ndriçimin e telefonoi ish-e dashura e tij.
Telefonin e kishte në dorë Linda, e cila u befasua nga kjo telefonatë. Ajo e provokoi Ndriçimin, duke e pyetur nëse mund t’i përgjigjet.
Ai ia la në dorë Lindës të vepronte si të donte. Ajo vendosi ta refuzojë
Ai sqaroi se në telefon nuk ishte ish-gruaja, pasi me të kishte 20 vite që ishte ndarë. Ishte ish-e dashura që kishte 2 muaj që ishte ndarë.
Ai tregoi se disa ditë më parë, ajo i kishte dërguar një mesazh ku i shkruante se kishte harruar disa gjëra në shtëpinë e tij. Ai u shpreh se besonte që kjo ishte arsyeja pse ajo e kishte telefonuar.
Megjithatë, asnjëra prej konkurrenteve nuk i besoi plotësisht fjalët e tij.
/revista.one/