Sylvinho dhe Gjimshiti përpara ndeshjes me Andorrën: Besoj se do t’ia dalim…

Sylvinho dhe Gjimshiti përpara ndeshjes me Andorrën: Besoj se do t’ia dalim…

November 12, 2025 0

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Andorra, ku mbrëmjen e nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, një përballje shumë e rëndësishm për kuqezinjtë, pasi na jep një shans të mirë për të mbjtur vendin e dytë në grup deri në mbyllje të këtyre eliminatoreve që përkthehet me një vend në play-off.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, trajneri Sylvinho ishte së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

Afron Botërori – “Kur flasim për ne, po rritemi si federatë, të gjithë po rriten dhe rezultatet janë Europiani, rruga e Botërorit. Është normal, diferenca është gjithnjë e më e vogël. Por më kryesorja është që futbolli është pasion. Themi që në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë kur luan jashtë është pak më e vështirë, ka një faktor që të ndikon. Pa dyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off. E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit. Tani duam ta shfrytëzojmë, nëse bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Andorrës, mund të ndodhë”.

PLAY-OFF: Ne po rritemi si skuadër, por ndërkohë që ne rritemi rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është pak më e vështirë dhe ne brenda kemi rezultate më të mira, ne jemi shumë afër kualifikimit dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë gjë dhe nesër të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë.”

NDRYSHIMET – Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër, por ekipi i njëjtë, ndryshimet janë sipas ekipit me të cilit përballemi. Nesër na duhet fitorja. Ky është raundi i tretë për ne që jemi të detyruar për fitoren, që nga Letonia. Jemi ekip që pësojmë pak. Po ia dalim mirë deri tani, por ekipi është i njëjtë, nuk ndryshon. Kemi qetësinë dhe ekuilibrin.

Mentaliteti i duhur? Herën e fundit kur luajtëm kundër Serbisë, kishim 5-6 ditë për t’u përgatitur. Tani më pak. Tani nuk punohet shumë në stërvitje, por me video. Të flasësh me të gjithë lojtarët, duke ngrënë, duke disktutuar në mbledhje. Mesazhi mbetet. Jemi shumë të motivuar. I shikoj djemtë shumë mirë, atmosferë e mirë. Tani kur bëhet fjala për ndeshjen, përgjegjësia është e njëjtë për të gjithë stafin. Unë marr përgjegjësinë më të madhe si trajner. Lojtarët janë të përqëndruar. Nuk është ndeshje e lehtë, është shumë e vështirë. Lojtarë e dinë që duhet të jenë të përqëndruar dhe të japin maksimumin. Andorra ishte në barazim 1-1 pjesën e parë me Serbinë, është trajner i mirë tek Andorra që i njeh shumë mirë lojtarët dhe merr maksimumin. Dikush mund të thotë se është kundërshtar i lehtë në letër, por në fakt është ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur.

Kapiteni Gjimshiti: Sylvinho e ka të vështirë për të zgjedhur formacionin

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli për mediet nga Andorra, aty ku nesër Shqipëria përballet me vendasit në orën 20:45.

“Pritshmëritë janë të mëdha, keni marrë leksione nga ndeshjet e tyre kundër Anglisë dhe Serbisë?

Qëllimi ynë janë tri pikët, këto na nevojiten. Kemi parë ndeshjet e tyre në shtëpi, kanë vendosur në vështirësi Anglinë dhe Serbinë, por ne do luajmë ndeshjen tonë. Ne kemi respekt për rivalin, ndeshja do jetë e vështirë, por ne na duhen tri pikët për objektivat tanë.

Kupa e Botës? Jam krenar që kam 300 ndeshje me Atalantën, ndeshja e radhës ka rëndësi. Para kemi Andorrën. Duhet të japim gjithçka për ëndrrën tonë në play-off. Besoj te mundësitë e ekipit dhe ato që futbolli të jep. Nuk e mendoja para dhjetë viteve se do isha në garë për Kupën e Botës.

Një lider që po udhëheq ekipin, çfarë ka më shumë ky ekip se ai i Euro 2024?

Kemi lojtarë me cilësi dhe emra të rinj shumë të talentuar. Sylvinho ka vështirësi për përzgjedhjen e formacionit. Kemi kualitet të rritur, por edhe grupin që bën të mundur çdo gjë dhe grupi është ai që ka rëndësi për ne.

Nesër nuk duhet të pësojmë, do shënoni si me Armeninë?

Si mbrojtës futem mos shënoj, por pse jo mes jem unë autori i golit. Kjo nuk ka rëndësi për mua, dua që të fitojë ekipi dhe të marrim një vend në play-off.

Stadiumi nesër kuqezi në Andorra, një mesazh?

Besoj si gjithmonë, kjo është një shtysë e madhe për ne dhe na japim më shumë mbështetje. Unë i falenderoj tifozët dhe ne do bëjmë maksimumin në fushë. Duam t’i bëjmë të lumtur dhe kam besim se do ia arrijmë”, tha Gjimshiti.

revista.one/