“Ta puth atë…”, ç’i ndodhi Dritanit në takim, Rrushja nxjerr ato që nuk u panë në Për’puthen
May 3, 2022Takimi i dy konkurrentëve të Për’puthen, Rrushja dhe Dritan Mandro, u shoqërua jo vetëm me debate po edhe me akuza ndaj njëri-tjetrit.
Që në nisje të puntatës së sotme të emisionit Dritani tha se e kishte ftuar Rrushen në takim që të sqaronte disa dyshime, gjë që u reflektua edhe në videon e takimit të tyre i cili nuk kishte shkuar mirë.
Gjatë diskutimit në studio, Rrushja bëri deklarata të forta ndaj Dritani, duke shprehur se ai ka insistuar që ta puthë.
Konkurrentja rrëfeu prapaskenat e takimit, ku tha se Dritani ka bërë edhe gjëra të tjera, që sipas saj janë absurde të përmenden në emision.
Diskutimi:
Rrushja: Kur jemi kthyer kthyer nga takimi më thoshte: “A të puth pak, a të puth pak”. I thashë që të më lërë rehat. Kur të dua të të puth, të afrohem ose e shikon që dua të të puth se do të ta jap atë ndjesi.
Dritani: Nuk kam insistuar kurrë, ti po mashtron.
Rrushja: A të kam puthur se nuk e mbaj mend?!
Dritani: Jo, s’më ke puthur, por nuk të kam insistuar kurrë, unë nuk jam tipi që insistoj.
Rrushja: Jo vetëm te makina, por edhe në backstage: “Dua të puth, ta puth atë buzën e bukur”. Edhe kështu, edhe shumë gjëra ke bërë që janë absurde të përmenden këtu.
Bora Zemani: A ke kërkuar që ta puthësh?
Dritani: Po, kush e mohoi? Thjesht nuk kam insistuar.
Pak ditë më parë ata zhvilluan edhe një takim katër minutësh, ku teksa ishin ulur përballë njëri-tjetrit, Dritani i tha Rrushes se ka shumë ndjeshmëri për të. Sipas tij Rrushja ka përfituar nga ndjenjat që ka ai për të.
Konkurrentja tentoi të përgjigjej, por sapo nisi fjalinë i ngatërroi emrin Dritanit duke i thënë Astrit. Reagimi i Dritanit ishte i menjëhershëm, i cili tentoi të braktiste diskutimin, por Rrushja menjëherë i kërkoi falje.
Biseda:
Dritani: Pavarësisht gjërave që nuk i shpreh edhe i mbaj përbrenda, në realitet kam shumë ndjeshmëri.
Rrushja: Edhe unë njëjtë ashtu. A nuk më kë njohur deri tani?
Dritani: Më duket sikur ti ke përfituar pak nga ndjenjat e mia që kam për ty.
Rrushja: Astrit a mendon se…
Dritani: A mendon se jam Astriti?? Ja imagjinoje, më ngatërron emrin me Astritin. Më drejtohesh Atrit. Çfarë të qëndroj më shumë.
Rrushja: Më fal.
Dritani: Edhe kur bisedon me mua ke në mendje Astritin.
Rrushja: Ishim duke biseduar disa gjëra… Qenka duke më përmendur Astriti. Më fal padashje, të betohem. Nuk e di pse më erdhi Astrit.
Dritani: Lëri këto justifikime, është shumë ofenduese. Ta kujtova unë sepse ti vazhdove bisedën as nuk e kuptove fare se çfarë the.