Takimi i parë në Për’puthen, vajza me master në Danimarkë dhe djali me “eksperiencën e jetës”

Takimi i parë në Për’puthen, vajza me master në Danimarkë dhe djali me “eksperiencën e jetës”

September 11, 2021 0

Në puntatën e djeshme të Për’puthen ishte takimi midis Ritvanës, vajzës e cila u prezantua e para në emision dhe Argjendit.
Takimi i tyre ndezi shumë diskutime, pasi dy të rinjtë folën pa pushim në praninë e njëri-tjetrit.

Teksa bisedonin për të kaluarën e tyre, Argjendi u tregua tejet xhentil duke i hedhur krahëve Ritvanës bluzën e tij, pasi ajo ndjente se kishte pak ftohtë.

Edhe pse pjesa e tyre e parë e takimit shkoi më së mirë, konkurrenti u shpreh se do të sakrifikonte shumë për dashurinë por e sheh shumë të vështirë për të rënë në dashuri me Ritvanën!

“Më bëri shumë përshtypje kur pashë dy të rinj, jo vetëm shumë të edukuar dhe komunikativ. Ishte dhe një nga bisedat më të bukura dhe më interesante që mund të kemi parë duke e krahasuar me edicionin e kaluar.”,- u shpreh opinionisti Arjan Konomi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe diskutimet ishte dhe historia e Argjendit. Djali tregoi se është larguar nga familja 15 vjeç dhe se ka filluar punë që në atë moshë. Studioja u ndez nga diskutimet dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i konkurrentit tjetër , Eduardit.

“Ku shkon pa shkollë? Çfarë do bësh ti në të ardhmen, kur të kesh grua, fëmijë? Si do çosh para në shtëpi?”,- tha Eduardi.

Gjithsesi Argjendi e mori me sportivitet dhe tregoi se mundësitë ekonomike e kanë penguar të vazhdojë shkollën dhe se është i kënaqur me “shkollën” e  eksperiencës së jetës. 

Argjend Rraci 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Ritvana Fetahu jeton në Danimarkë dhe është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e Përputhen.

E pyetur se ku e sheh veten e saj në të ardhmen ajo u shpreh shumë e sigurt dhe se synimi i saj, goli i saj i jetës është që të jetë pjesë e Parlamentit Europian.

revista.one/