“Tani do thonë: I dha të pijë në kuadër të lojës”, Luizi: Efin e kam dashur sa Kiarën…

“Tani do thonë: I dha të pijë në kuadër të lojës”, Luizi: Efin e kam dashur sa Kiarën…

May 1, 2023 0

Në fokus të diskutimeve për Big Brother Vip ka qenë marrëdhënia e Luizit me Efin.

Pas pajtimit me miken e tij, Luizi ka bërë deklaratën e papritur për banoren. “Efin e kam dashur aq shumë sa e doja Kiarën, në tjetër drejtim kuptohet dhe nëqoftëse ka qenë momenti që kam dal nga vetja ka qenë kur u eliminua ajo…”, tha Luizi.

Kujtojmëse të shtunën, gjatë festës së finalistëve, Luizi i ka treguar Efit gjithçka ndodhi një natë më parë kur e teproi me alkoolin dhe i zbuloi detaje rreth kohës kur ishte jashtë shtëpisë dhe e mbështeste. Teksa festonin si 4 finalistët e Big Brother, Efi kishte konsumuar shumë pije dhe më pas shkoi t’i fliste Luizin, me të cilin pati përplasje të ashpër gjatë spektaklit.

Sot, Luizi i ka treguar gjithçka ka ndodhur dhe Efi e ka kaluar me të qeshur.

Luizi: Cilin Ef duhet të besoj? Efin në prime apo atë pas 22 shotsave. U mbështete te banaku e the, po të du o legen se jam zgjuar në 8 të mëngjesit për ty që të iki të të gjej veshjet e Prime. Po të du o legen, kam fol me mamin tënd. Unë të thoja boll o boll. Atëherë the, ti do e fitosh, por bashkë do jemi në finale. Më ke thënë 400 herë legen.

Efi: O njerëz, më patë në të gjithë format, 360 gradë. Unë nuk mbaj mend hiç.

Luizi: Ti dukeshe sikur po e mbaje. E ke lëshuar veten kur erdhe mu lëshove në krahë e fillove, o legen, a e di sa të du unë ty. Ti nuk e ke nevojë të më thuash mua se çfarë mendon mami yt se kam fol me të, e kam marrë në telefon.

Efi: Aaa e urrej veten.

Luizi: Tani do thojnë Luizi i dha të pijë në kuadër të lojës.