Të çmendur pas Dua Lipës, këngëtarja mbrohet nga forca të shumta sigurie

Të çmendur pas Dua Lipës, këngëtarja mbrohet nga forca të shumta sigurie

December 6, 2023 0

Dua Lipa ka udhëtuar së fundmi në Nju-Jork, aty ku duket se fansat e saj janë të shumtë dhe të çmendur pas artistes me origjinë shqiptare.

Ajo ka qenë e pranishme në studion e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” dhe pasi është larguar nga godina, me qindra fansa kanë pritur në ambientet e jashtme këngëtaren për ta takuar atë dhe për të bërë foto.

Kjo gjë ka bërë që Dua Lipa të shoqërohet nga një numër i madh forcash sigurie.

Këngëtarja 28 vjeçare ishte veshur me një bluzë jeshile të lehtë që e kombinoi me xhinse të gjera ngjyrë blu ndërsa po largohej nga studioja e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Dua e përfundoi pamjen e saj me këpucë të zeza të mprehta dhe shkëlqeu e zbukuruar me aksesorë si një zinxhir dhe vathë të gjelbër, shkruan DailyMail.

Ajo u kthye pas turneut në dhjetor të vitit 2019 për të promovuar këngën “Don’t Start Now” dhe albumin e saj të dytë pak kohë pasi kishte nisur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Ndërsa po dilte nga studioja, Dua ishte rrethuar nga fansat dhe mbrojtur nga truproja e saj dhe oficerët e Departamentit të Policisë së New York-ut.

Ajo ngriti dorën mbrojtëse derisa paparacët ishin afër saj për të bërë fotografi. Dua ka qëndruar në New York City këto ditë pasi mori pjesë në gala-mbrëmjen vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles. 

revista.one/