Të dy në Big Brother, Keijsi: Me Stelinën, historia më e bukur e dashurisë që kam pasur 

Të dy në Big Brother, Keijsi: Me Stelinën, historia më e bukur e dashurisë që kam pasur 

January 6, 2026 0

Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë përgjigjur në disa pyetje për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

“Historia më e bukur e dashurisë që ke përjetuar?”, ka qenë pyetja që iu drejtua Keijsit. Ai ka përmendur historinë me Stelinën, e cila gjithashtu gjendet në këtë edicion të BBVA.

“Historia e fundit që kam pasur me Stelinën për shkak se ishte një ndjesi komplet ndryshe bazuar në emisionin, dinamikën dhe përballjen me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Dyshja janë njohur në programin “Përputhen” dhe që nga aty kanë nisur lidhjen.

Tani të dy janë bërë pjesë e Big Brother Albania, derisa pritet të shihet se si do të rrjedh kjo lojë për ta. Sidoqoftë, ruajnë kontakte e raporte normale me njëri-tjetrin, përkundër dramave që kanë pasur. 

Keijsi dhe Stelina janë vënë përballë njëri-tjetrit këtë mbrëmje për të sqaruar situatën mes tyre.

Ajo iu drejtua duke i thënë se e ka tradhtuar dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre, ndërsa Keijsi tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Jam tradhtuar”, tha Stelina.

“Në mendjen tënde, sa kohë kam qenë me Stelinën nuk e kam tradhtuar. Më parë për të kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë respekt. Momentalisht është një ndjesi e përzier, të ngatërruara. Ka mundësi të ulemi për një darkë këtu dhe ta sqarojmë këtë muhabet”, iu drejtua ai Stelinës, ndërsa ajo i tha ‘po’.

A do ta falte tradhtinë Stelina?

“Është një nga gjërat që nuk do ta falja në një raport”, tha ajo.

revista.one/