Të gjithë kundër Kiarës/ Kristi: Ti ke ardhur e korruptuar; Bledi: Nuk je vajzë e mirë; Ronaldo: Na respekto

Të gjithë kundër Kiarës/ Kristi: Ti ke ardhur e korruptuar; Bledi: Nuk je vajzë e mirë; Ronaldo: Na respekto

April 3, 2023 0

Që prej rihyrjes brenda shtëpisë, debatet mes Kiarës dhe Bledit kanë qënë të shpeshta.

Bledi i tha Kiarës që do jetë kundërshtari i saj deri në datë 6 Maj, por jo më pas. Për të disatën herë ai i ka thënë se nuk ajo është një vajzë e mire, por jo  një lojtare.

Kiara ka thënë se të gjithë e kanë shumë të thjeshtë të japin mendime, por nëse do ishin në pozicion të saj, do e kuptonin se sa  e vështirë është.

Ajo u shpreh se Bledi ka qënë i pari që ka zhgënjyer, pasi sipas saj doli si ‘hero’ për mos të ndarë një çift, por u rikthye sërish.

Në debatin e Bledit me Kiarën ndërhyri edhe Kristi gjithashtu.

Teksa Kiara i drejtohej me tone të larta banorëve, duke thënë se të gjithë përfitojnë nga mirësia e saj, Kristi i tha se ajo ka ardhur e korruptuar në shtëpi dhe se ka reagime të këqija.

Ronaldo ka folur privatisht me Kiarën për sjelljen e saj ndaj banorëve. Pas debatit që kjo e fundit pati me Kristin, Ronaldo nisi ta këshilloj, duke i thënë se ajo duhet t’i respektojë banorët ashtu siç e ka bërë më parë.

Sipas tij, ndryshimi radikal i sjelljes së saj dhe  mënyra si ajo po flet, e bën të duket keq.