Të gjithë në studio kundër Alesjas, por Rrushes nuk i del e keqja: Pse nuk mi ke treguar mesazhet me Astritin?

Të gjithë në studio kundër Alesjas, por Rrushes nuk i del e keqja: Pse nuk mi ke treguar mesazhet me Astritin?

March 23, 2022 0

Të gjithë vajzat në studio kanë reaguar ashpër kundër Alesjas pas takimit që pati me Astritin. Rrushja donte të dinte përse nuk i ka treguar që ka pasur komunikim me të me mesazhe.

Alesja: U ndjeva shumë mirë pranë Astritit.

Rrushja: Hajt ishalla përputheni.

Alesja: Më pëlqen si e bën flirtin Astriti.

Rrushja: Nëse ti më ke konsideruar si shoqe, pse kur ke folur me mesazhe nuk më ke treguar?

Alesja: Ka pasur vetëm si je, si kalove. Nuk kam pasur mesazhe aq të mëdha.

Rrushja: Nuk të besoj aspak.

Mikela: Jam kundër faktit se është bërë në fshehtësi.

Ndërkohë, Astritit me Alesjan u shfaqën shumë të afërt, gjë që nuk i pëlqeu aspak Rrushes. Astriti i ka thënë se ka pasur afrimitet me Alesjan por nuk e ka thënë për shkak të miqësisë mes dy vajzave.

Alesja: E kisha shumë të qartë që Astritin do e kisha në takim.

Rrushja: Kur u bënë në pëlqimet e tua bjondinat, kur u bë në pëlqimin tënd Alesja? Nëse ndonjë femër tjetër shpreh pëlqim për ty, ti direkt paske me shku pas saj.

Astriti: Unë kam biseduar me të.

Rrushja: Ti nuk ke pasur kurrfarë afrimiteti me Alesjan.

Astriti: Cfarë lidhje ka a na kanë parë apo jo? A kam të drejtë të shpreh pëlqimin?

Rrushja: Po patjetër.

Astriti: Pas takimit me Rrushen kam pasur afrimitet me Alesjan. Ne kemi pasur afrimitet në privat, por nuk e kemi thënë për shkak të miqësisë me Rrushen.

Alesja: Jemi ngacmuar me njëri-tjetrin edhe në prapaskenë. Nuk është faji jonë se nuk është parë. Nuk e kuptoj pse nuk flasin.