“Të ka Lali shpirt”, Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi në “gjyq” tek Eni, për ndarjen e fitimit
January 2, 2022 0Sot këngëtarët Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi ishin te “Shihemi në Gjyq” për të diskutuar bashkëpunimin “Të ka lali shpirt” , e cila është kënga më e klikuar në Shqipëri.
Në mes akuzave e përplasjeve nga ana e Mandit, Silva, e cila ka mbaruar për drejtësi bashkë me Enin dhe Arditin i shpjeguan Mandit gjithë situatën.
Sipas Silvës ajo ka firmosur se do të merrte 10% nga kënga duke ia lënë 40% Mandit, por që në fakt i ka marrë Alfred Sula. Sipas Enit, Silva nuk ka asnjë faj, sepse asaj i takon të marrë pjesë, gjë që e pohoi dhe Mandi, por faji është i Alfred Sulës, i cili ka manipuluar kontratat, i ka të jashtligjshme dhe i ka mashtruar të dy.
“Unë investova për atë këngë, kam paguar klipin, e lashë Mandin si mbret, nuk e trajtova si ajo e Rumanisë apo si të tjerët. Doja që të gjithë ta donin Mandin”,- tha Silva
“Mandi fakti që ti nuk ke marrë asnjë të ardhur nga kjo këngë është krim, por edhe turp”,- i tha Arditi Mandit, gjë e cila u pohua dhe nga Eni Çobani.
Mandi e ka akuzuar rëndë Silva Gunbardhin duke i thënë se ajo ka marrë më shumë fitime se ç’duhet, dhe ai nuk është vlerësuar monetarisht aq sa meritohej.
Silva i ka kërkuar mos ta akuzojë më duks i thënë se kontratat nuk janë falsifikuara dhe këto janë lehtësisht të vërtetueshme.
Ardit Gjebrea ndërkohë, ka ndërhyrë duke sqaruar për publikun për procedurat e marrjes së pasurisë në një këngë të caktuar, kurse Eni Çobani ka thënë se gjatë publikimit të “Të ka lali shpirt” nuk ka ekzistuar ligji i të drejtës së autorit.
“Ligji për të drejtën e autorit është krijuar në Shqipëri në vitin 2016, kurse kontrata juaj është e përkthyer, por përkthimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.”- ka konstatuar ajo.
Mandi Nishtulla është shprehur se edhe pse Silva ka kontributin e saj në këngë, ajo ka shkelur kontrata, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat e tij në mënyrë të tillë që ai mos të marrë fitimet e merituara.
Në fund Mandi dhe Silva pohuan se kjo gjë do të zgjidhet privatisht midis tyre e Enit dhe i dhanë duart njeri-tjetrit. Eni u tregua pozitive dhe tha se kjo gjë do të zgjidhet për Mandin, pasi kushëriri i tij Alfred Sula ka shkelur ligjin.
Mandi Nishtulla është shprehur se edhe pse Silva ka kontributin e saj në këngë, ajo ka shkelur kontrata, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat e tij në mënyrë të tillë që ai mos të marrë fitimet e merituara.
Padrejtësia pra ishte bërë ndaj Mandit nga kushëriri i tij, pasi Silva merr një pjesë që i takon. revista.one/