“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”, banorët reagojnë ndaj Romeos dhe Meritonit

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”, banorët reagojnë ndaj Romeos dhe Meritonit

May 18, 2024 0

Debatet mes Meriton Mjekiqit dhe Heidi Bacit vijojnë edhe në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP3”.

Dyshja është përplasur pasditen e djeshme pasi në një moment Heidi ndërhyri në debatin mes Meritonit dhe Egla Cenos. Ajo i doli në mbrojtje aktores dhe moderatorit nuk i pëlqeu aspak kjo ndërhyrje.

Teksa kanë qenë në dhomën e ndenjës, Franceska Murati ka akuzuar Heidin se ajo e ka etiketuar Meritonin me fjalët më të rënda, duke e quajtur përndjekjes dhe maniak.

Nga ana tjetër, Mjekiqi i është drejtuar Bacit duke i thënë: “Po unë të të jap ty ndonjë epitet apo etiketim, si do ndiheshe ti? Ta kisha dhënë një por më vjen keq prej Romeos”.

“Aaaa e kapa cila është, faleminderit. Për mua është sikur e the”, i kthehet më pas Heidi.

Këtë debat e komentuan mbrëmë Françeska dhe Julian Deda, të cilët u shprehën se Mertitoni ‘po del katastrofë’ në lidhje me Romeon, të cilin e konsideron shok.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Me Heidin e ka bërë gropë, po nuk më dëgjon. Se shkova dhe i thashë ‘që u shprehe keq, unë e di që ti nuk e ke këtu, por u shprehe keq’. Ai u kthye ‘kujt i thua u shprehe keq, si ma thua mua këtë gjë’. Nuk po them që ti ja the kastile keq. Është gabim t’i thuash po shprehesh keq? Të gjithë shprehemi keq, edhe unë shprehem keq

Juli: Ai nuk kuptoj që ne po i thonim për atë (Romeon), jo për Eglën dhe as për Bacin, por për atë je duke dalë katastrofë, pusho.

Françeska: Nuk e di por po bënte një Graciano style, gabim.

Ndësa Egla u shpreh se Romeo po bën gabim në qëndrimin ndaj Meritonit. “Të futet të mbrojë të dashurën”, i tha Egla Julit. Bë bisedë ndërhyri edhe Françeska që është rreshtuar kundër Meritonit.

Sipas Julit, Meritoni e kishte tepruar që i kishte thënë Heidit “O bionde”. Prandaj sipas tij, Romeo duhet të mbrojë të dashurën në këtë rast. “Ka bërë gabim qysh kur nuk zgjidhte dot mes të dashurës dhe shokut. I kam thënë Romeos pas mbylljes së emisionit”, tregoi Juli.

Juli: Gabimin e bën ai (Romeo)

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’.

Juli: Ai ka bërë gabim që në fillim, që kur nuk zgjodhi dot. Aty e ka bërë gabimin

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Juli: Ja thashë që pas asaj, sapo doli në publicitet, i thashë ‘e bëre gabim plak’. Mes shokut dhe gruas, zgjidh gruan

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

revista.one/