“Të nxori Gjesti” – Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania
January 12, 2025Mbrëmë (e shtunë) në Big Brother VIP Albania 4 u eliminuan dy konkurrentë të këtij formati.
I pari ka qenë këngëtari Petro Xhori e më pas ishte kameramani nga Kosova, Gramos Bajçinovci.
Ky i fundit ka qenë pjesë e ‘Fan Club’, teksa ka folur për rrugëtimin e tij dhe për rastin me Gjestin.
Para se të dilte, Gramosi i doli kundër këngëtarit pejan, duke debatuar ashpër me të.
E kjo për shumë u cilësua se mund të jetë arsyeja e largimit nga Big Brother, pasi Gjesti ka fituar një popullaritet të madh.
“Nuk pendohem se e pashë shumë të nevojshme të largohem nga ajo shtëpi. Isha shumë i rënduar emocionalisht”, u shpreh Bajçinovci.
Gjesti nga ana tjetër ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa një pjesë e mirë e shtëpisë u ndjen të keqardhur, për shkak të afeksionit që kishin krijuar për banorin në këto ditë bashkëjetese në shtëpi, Gjesti nga ana tjetër është lumturuar jashtë mase duke shpërthyer në të qeshura.
Më pak i votuari nga publiku, Gramosi eliminohet nga gara e “Big Brother VIP”, Gjesti “shpërthen” në të qeshura: Karma…
01:13 – 12.01.2025
Gramosi është personazhi i dytë që eliminohet nga “Big Brother VIP” këtë të shtunë, si personazhi më pak i preferuar nga publiku.
Ndërsa një pjesë e mirë e shtëpisë u ndjen të keqardhur, për shkak të afeksionit që kishin krijuar për banorin në këto ditë bashkëjetese në shtëpi, Gjesti nga ana tjetër është lumturuar jashtë mase duke shpërthyer në të qeshura.
Në momentin e përcielljes së Gramosit, Gjesti i ka mbyllur derën e kuqe duke brohoritur, ndërsa shton se kjo ishte karma.
Gramosi: Tu plotësua dëshira…
Gjesti: A të jap dorën dhe të iki?
Gramosi: Më mirë që shkova.
Gjesti: Më mirë që shkove, ti që të shtunën thoje… Unë ta mbyll derën.
Ledioni: Gjesti, a je i lumtur për daljen e Gramosit?
Gjesti: Po, shumë…
Ledioni: A mendon se ke dorë ti në daljen e tij?
Gjesti: Çfarë po thua?! Vetëm për faktin që tha se do të dalësh të shtunën, unë jam i lumtur. Karma…
Para Gramozit, Petro eliminohet nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit në Big Brother si personi më pak i votuar nga publiku.
Ai u përcoll nga banorët te dera e kuqe, për të rrëfyer më pas arsyet që e penalizuan gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.
Petro: Unë jam shumë person emocional dhe aty kuptova se isha edhe 10 fish më shumë.
Ledioni: Ti u mundove të hyje disa herë në lojë, madje sot paradite ishe duke bërë një bisedë me Amberin për Rozanën dhe në momentin që ajo erdhi, ti u tërhoqe duke u shprehur lëre, lëre sepse erdhi. Pse e kishe kaq të vështirë për tu përballur me njerëzit ballë për ballë?
Petro: E kisha mendjen te gjërat që kisha jashtë, aspekti familjar. Së dyti, sado të doja të përballesha me Rozanën, unë bisedova me të nga afër dhe njoha nga ajo një anë të saj shpirtërore.
revista.one/