Të shtënat me kallashnikov në “Don Bosko”, identifikohet viktima dhe 3 të plagosurit (VIDEO)

Të shtënat me kallashnikov në “Don Bosko”, identifikohet viktima dhe 3 të plagosurit (VIDEO)

January 4, 2022 0

Policia  ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet pak momente më parë. Sipas informacioneve rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

I vrarë me armë zjarri Erion Çela.

Janë plagosur Arben Dani 46 vjec i demtuar ne kembe.

Azbi selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull.

Blerim Çela 28 vjec i demtuar ne kemben e djatht dhe ne fytyr vëllai i viktimës.

I plagosur në bark dhe kemb Edmond Crroj 41 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

revista.one/