Teksti i këngës së re/ Egli e tensionuar me Gjestin: Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta?
February 8, 2025Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit. Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.
Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:
Egli: Çfarë është ajo?
Gjesti: Personale e imja.
Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.
Gjesti: Është nga shpirti.
Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?
Gjesti: S’është e vërtetë.
Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?
Gjesti: Po të them, është diçka personale.
Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?
Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.
A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
Duke analizuar fjalët në tekst, Egli u shpreh e bindur se ato kishin një domethënie të veçantë dhe nuk ishin thjesht pjesë e këngës.
Egli: “Të përqaputhi… kë po përqaputh? Buzëkuqi, varësja – këto janë elemente specifike për dikë! Kaq dua, të di për kë! Ma thuaj dhe jemi në rregull. Po jep një mesazh jashtë për lojën që po bëj këtu me ty”.
Nga ana tjetër, Gjesti, i shtrirë, refuzoi të japë një përgjigje të qartë, duke reaguar me indiferencë:
Gjesti: “A e kreve? A ke akoma?”

Marrëdhënia mes dyshes ka qenë mjaft e afërt që nga fillimi dhe Egli që ka shprehur hapur pëlqimin e saj për Gjestin. Megjithatë, ky i fundit nuk e ka pranuar se ka ndjenja për të.
Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas deklaratës së Gjestit disa ditë më parë, ku ai përmendi një ish-të dashur, duke nxitur dyshime dhe reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
revista.one/