Telefonata që i ndau/ Arioni qan me dënesë pasi Diana lë shtëpinë e Big Brother

Telefonata që i ndau/ Arioni qan me dënesë pasi Diana lë shtëpinë e Big Brother

November 20, 2024 0

Një prej konkurrenteve më të përfolura të këtij edicioni të “BBVK3”, Diana Tahiri, la shtëpinë papritur pas një telefonate që bëri me babain e saj. Të gjithë banorët mbetën të habitur.  Sipas informacionit të dhënë nga familjarët e saj, babai i Dianës ishte i sëmurë dhe kërkesa e tij ishte që ajo të qëndronte pranë tij për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Motra e Dianës e ka njoftuar për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, i cili është i shtrirë në spital në Norvegji pas problemeve me zemrën. Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.

Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Largimi i Dianës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun, i cili ka ndjekur këtë moment emocional. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në rrjetet sociale, duke i uruar forcë dhe shërim të shpejtë babait të saj.

Ajo që e bëri këtë moment edhe më të ndjeshëm ishte përshëndetja e saj me Arionin, i cili ka qajtur me dënesë për largimin e saj. Arioni nuk mundi ta përballonte ndarjen dhe shprehu dhimbjen e tij hapur.

Megjithatë, një tjetër detaj që i ka befasuar fansat ka qenë një shenjë nga motra e Dianës, e cila ka lënë të kuptohet se familja e saj nuk e aprovon lidhjen me Arionin, duke thënë se ata “e urrejnë Arionin”. Kjo ka shtuar pyetje dhe dyshime tek ndjekësit, të cilët tani janë të dyzuar për marrëdhënien e Dianës brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Diana është larguar nga gara, ndërsa Arioni ka mbetur pas, i tronditur dhe i thyer emocionalisht nga kjo ndarje që ka lënë gjurmë.

Ndërkohë, moderator, Alaudin Hamiti, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke bërë me dije se largimi i Dianës ishte i papritur dhe se më shumë detaje do të zbuloheshin në prime të premten.

Ai ka përmendur edhe bisedën që Diana pati me Arionin, duke lënë të kuptohet se ky moment ishte një tjetër element i rëndësishëm për ndarjen e saj nga shtëpia.

revista.one/