Telefonata që ndryshoi gjithçka, Flori lë BBV pasi mëson se djali është sëmurë

Telefonata që ndryshoi gjithçka, Flori lë BBV pasi mëson se djali është sëmurë

January 18, 2026 0

Emergjenca familjare detyroi Florin të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Bashkëshortja e Florit ka kontaktuar produksionin për të biseduar me të, pasi një nga fëmijët e tyre është sëmurë.

Përmes një telefonate, vëllai i Florit i ka thënë:“Ska asgjë për t’u shqetësuar, por dajli është i sëmurë me temperaturë. Fëmijët kanë nevojë për ty, dhe ti duhet të jesh pranë tyre. Nëse është e mundur, duhet të vish në shtëpi.”

Një moment i fortë emocional u shënua në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Kristi u surprizua nga një letër e ardhur nga babai i tij.

Mesazhi prekës e tronditi banorin, duke e çuar deri në pikën që të kërkonte largimin nga gara.

Pas leximit të letrës, Kristi u shfaq i përlotur dhe i mbërthyer nga emocionet, teksa rrëfeu se kishte harruar ditëlindjen e të atit. Ky detaj e bëri të reflektonte thellë mbi marrëdhënien e tyre dhe mbi barrën emocionale që kishte mbartur gjatë rrugëtimit të tij në BBV.

Ai tregoi se gjithmonë kishte qenë më i lidhur me nënën, por eksperienca brenda shtëpisë i kishte bërë të kuptonte se lidhja me babanë kishte qenë më e fortë nga sa kishte menduar. Fjalët e të atit, të mbushura me mbështetje, ndjesë dhe krenari, e prekën thellë Kristinin.

Në letër, babai i tij rrëfente vështirësitë e emigrimit, mungesën dhe sakrificat, duke i kërkuar falje për kohën e humbur dhe duke e siguruar se ishte krenar për forcën dhe qëndrueshmërinë e tij. Mesazhi përfundonte me një thirrje të hapur për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar.

Fillimisht, Kristi kërkoi të linte në mes rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, por pas reflektimit dhe emocioneve të përjetuara, ai ndryshoi mendje.

revista.one/