“Telenovela e jetës sime”, Rike Roçi tregon mes lotësh vuajtjet në Itali
March 3, 2024Rike Roçi ka përlotur publikun me historinë e saj prekëse që fillon që në fëmijërinë e saj.
Sipas Rikes deri në klasën e parë ka qenë një fëmijë i lumtur pasi jetonte në Shqipëri, pavarësisht se mungesën e të atit që jetonte në Itali e ndjente shumë. Ajo rrëfen se disa herë kanë tentuar për të ikur në Itali dhe më pas janë rikthyer pasi i kanë kapur. Por ajo dhe familja e saj nuk u dorëzuan kurrë derisa përfunduan në Itali dhe nisën jetën aty. Jeta jashtë Shqipërisë ishte shumë e vështirë për të dhe familjen e saj, pasi nëna e saj pësoi një aksident nga i cili qëndroi më shumë se një vit në spital dhe ajo së bashku me motrën dhe vëllain e saj jetonin vetëm. Babai ndërkohë kujdesej për të ëmën në spital. Gjithashtu ajo tregon se kur nisi shkollën në Itali, fëmijët e tjerë nuk ishin fare mirëpritës ndaj saj.
“Rikja derisa ishte në Shqipëri e vogël deri në klasën e parë ka qenë një fëmijë shumë i lumtur por i mungonte diçka që ishte prezenca e babait të saj. Jam rritur në vitet e para të fëmijërisë time duke e dëgjuar babanë tim nga ana tjetër e telefonit. Kemi qenë gjithmonë unë, mami, motra derisa pastaj vendosëm për disa herë për të marrë rrugën për në Itali. Derisa arritëm, kisha prezencën e babit por nuk kisha më atë qetësinë për shkak të fëmijëve të tjerë ndaj meje në shkollë. Nuk kam qenë një fëmijë i lumtur. Ndonjëherë kur je në vendin tënd ke më shumë mundësi. Kur ikën në një vend të huaj në fillim e ke shumë të vështirë. Babai na tha se do kemi më shumë durim nuk kthehemi në Shqipëri, do ja dalim dhe kështu më prishi pak fëmijërinë time. Motra ka qenë gjithmonë gjysma ime. Pastaj kur lindi vëllai ne e kemi bërë të pamundurën të mos i mungojë asgjë. Mami u aksidentua dhe ka ngelur në spital për më shumë se një vit. Kisha babin, por s’kisha mamin. Ai rrinte në spital me mamin. Edhe kemi kaluar një kohë që kemi qenë vetëm, unë motra dhe vëllai i vogël. Nuk kemi treguar asnjëherë që po qëndronim vetëm se mund të na thërrisnin të asistencës sociale për të na marrë. Motra ka qenë më e logjikshme më e pjekur se unë, ajo është më e fortë se unë. Është telenovelë jetë ime”, tregoi Rikja.
revista.one/