Nominimet në dorë të Mirit/ Mateo: Ai do të nxjerrë Gimbon, që ta ketë Selin për vete 

Nominimet në dorë të Mirit/ Mateo: Ai do të nxjerrë Gimbon, që ta ketë Selin për vete 

March 15, 2026 0

Mateo dhe Selin janë dy banorët që kanë shpëtuar në nominimin e bërë nga Miri, me Brikenën dhe Gimbon që do të shkojnë në një televotim për të martën.

Me pyetjen: “Kë doni të largoni?”, njëri prej tyre do të lërë shtëpinë në Prime-n e ardhshëm. Mateo ishte i pari që i shpëtoi këtij teevotimi dhe pak minuta më pas iu bashkua edhe Selin.

Ky nominim u krijua nga Miri në Prime-n e kaluar, i cili pasi u zgjodh lider i shtëpisë, vendosi që të dërgonte në nominim të katërt banorët.

Por si e pritën të katërt banorët këtë nominim? Ja si e komentuan ata në Prime:

Brikena: Në momentin që Miri na dërgoi në nominimin, unë fola me Selin dhe Gimbo dhe i thashë që nuk do i sulmoja. Nëse jemi deri këtu, publiku e di që kush jemi ne. Nuk besoj që një nominim mund të ndryshojë diçka. Mendoj se Miri e ka bërë këtë nominim për të na nxjerrë mua ose Mateon, sepse nuk i leverdis të dalë Selin ose Gimbon.

Mateo: E dija që Miri do të bënte këtë nominim, sepse na ka kundërshtarë. Ai do të nxjerrë Gimbon, që ta ketë Selin për vete. Sa i përket komenteve të Rogertit, s’më intereson fare, sepse unë Brikenën dua ta shoh lartë e më lartë.

Selin: Miri e tha në klip qartë, që do ta shohë ‘atë’ pa Gimbon dhe ‘atë’ jam unë. Jo detyrimisht të çohesh dhe të dalësh armik i njëri-tjetrit. Mateo doli te situata e krevatit me Mirin. Ndërsa me Brikenën kemi pasur një diskutim më të gjatë, nga i cili dola me shumë rezultate, disa nga të cilat më lanë për të dëshiruar.

Gimbo: Unë nga fillimi, kur Miri e kishte në dorë, e dija që do më çonte dhe mua. Sa i përket fjalëve që kanë folur banorët, i dija që do i thonin. Po e them, DJ Gimbo nuk ka bërë kurrë lojë me dredhi. Miri i ka dy emra në lojë, Gimbon edhe Selin. E di ky shumë mirë ku i dhemb.

revista.one/