Televotimi i vërtetë, banorja që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP
February 11, 2026Një televotim i sajuar u hap mbrëmjen e sotme mes Mirit dhe Brikenës, me njërin prej tyre që duhet të largonte shtëpinë, edhe pse çdo gjë ishte e stisur që nga Prime-i i kaluar.
Nga një rreng që Vëllai i Madh zgjodhi t’i bënte banorëve, dy të “nominuarit” ishin Brikena dhe Miri.
Të dy ata shkuan në studio ku mësuan fatin e tyre, me të dy ata që u rikthyen sërish në shtëpi.

Krusita është banorja që largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP 5 dhe humb kështu mundësinë për të fituar Çmimin e Madh. Ajo ishte pjesë e televotimit të vërtetë në shtëpi, në nominim që erdhi nga humbja e sfidës së “kërmijve”.
Pasi u largua, ajo u takua me të gjithë banorët, ndërsa në fund përqafoi Kristin, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie më të afërt gjatë ditëve të saj të qëndrimit në shtëpi.
revista.one/


