“Televotimi” përmbys renditjen e jurive të Eurovizion, shqiptari i Zvicrës, i 3-ti, Anxhela e 21-ta
May 22, 2021Italia ka fituar Eurovizion 2021.
Në 26 këngë në garën për cmimin e madh në natën finale grupi Maneskin arriti të ngrejë trofeun. Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë.
‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.
Në vendin e dytë me 499 u rendit Franca me 499 pikë, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga një këngëtar me origjinë shqiptare. Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion të me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’. Ai arriti te sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka.
Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën Karma, u rendit në vendin e 21 me 57 pikë në total. Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare.
revista.one/