Tensionet në PD, policia shpërndan turmën e protestuesve, RENEA ‘blindon’ selinë
January 8, 2022Pas thirrje së deputetëve të PD, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit.
Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD.
Ishte vetë PD që kërkoi ndërhyrjen e policisë, pasi mbështetësit e Berishës po shkatërronin e shqyenin dyert e selisë, duke tentuar të hynin brenda.
Ndërkohë, menjëherë pas shpërndarjes së turmës, në seli ka mbërritur RENEA, duke blinduar selinë.
revista.one/