“Tetori i librit”/ Biblioteka e re Kombëtare do të ndërtohet afër liqenit

“Tetori i librit”/ Biblioteka e re Kombëtare do të ndërtohet afër liqenit

October 5, 2022 0

Nën moton “Libri afron botën” është çelur “Tetori i librit”, një nismë e Ministrisë së Kulturës që organizohet nga Qendra Kombëtare e Librit.

Të pranishëm në takimin hapës ishin botues, shkrimtarë e përkthyes e po ashtu librarë. Kreu i shoqatës së Botuesve, foli për punë cilësore.

“Të afrojmë familjet me librin. Shqipëria ka nevojë të punojë cilësisht me librin”, tha Petrit Ymeri.

Ministrja e Kulturës në anën tjetër ju përgjigj interesit të medias për problemet e Bibliotekës Kombëtare, ku për shkak të mungesës së hapësirave, librat mbahen në kuti bananesh. Ndërsa foli për disa salla te godina e biblitokës pranë Rrugës Elbasanit, përmendi një premtim për godinë.

“Ky është premtim i ministres, poli i ri kulturor që nis me Qendrën e Kulturës për Fëmijë, ka si element Bibliotekën Kombëtare. Godinat do të behen bashkë te liqeni. Ministria po punon për porgramimin e funksional të hapësirave të bibliotëks së re. Është bërë një studim fizibiliteti, ajo do jetë gara e radhës e hapur nga Minsitria”, tha ministrja Elva Margariti.

Ndërsa godina aktuale do t’i jepet Qendrës së Librit ose do të bëhet biblioteke e qytetit.

“Përsa kohë që kjo godinë nuk arrin t’i përmbushë kërkesat për një Bibliotekë Kombëtare kemi parashtruar kërkesën tonë delegacionit që kjo të jetë një hapësirë që duhet të vazhdojë të përdoret nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ose pse jo një pjesë e saj, sipas asaj që do të na thonë ekspertët të jetë një minibibliotekë qyteti”, shprehet Ministrja e Kulturës Elva Margariti

Ministrja foli edhe për çështjen e TVSh-së së librit, 5 kopjet e detyrueshme për bibliotekën që do shpërndahen dhe tha se mbështesin nismat për festivale libri nga botues të ndryshëm kur u pyet nëse monitorohen fondet për veprimtari si festivalet e librit. Promovime librash, biseda letrare do të mbahen bashkë me publikimin e videove me pjesë letrare nga artistë të njohur gjatë tetorit të librit.

Gjatë këtij muaji do të kemi edhe Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve, të drejtuar nga botuesja Irena Toçi. Parë preçedentët kur botuesit në krye të këtyre ngjarjeve i japin prioritet autorëve të tyre, ministrja e Kulturës nuk e sheh të arsyeshëm monitorimin, për seleksionimin preferencial që është hasur gjatë festivaleve të fundit.

“Nëse vjen një kërkesë pranë Ministrisë sidomos për të organizuar një festival, nuk ka pse të mos mbështetet. Lidhur me seleksionimet e tipit preferencial nuk futemi në konkurenca të emrave me një nisëm, mendoj se duhet shikuar në më ‘makr’, të shikohet përtej”, shton më tej Margariti.

Ndërkaq edhe kreu i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, vjen me një lajm të ri sa i përket panaireve për librin.

“Në muajin nëntor mbahet edicioni jubilar i 25-të i Panairit të Librit, ndërkohë që vitin tjetër do iniciojmë Panairin e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”, shprehet ai.

revista.one/