Tha se djali është me autizëm, reagon ish-partnerja e Meriton Mjekiqit: E vërteta…

Tha se djali është me autizëm, reagon ish-partnerja e Meriton Mjekiqit: E vërteta…

March 25, 2024 0

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ditën e sotme ka reaguar në lidhje me deklaratat e moderatorit se djali i tyre, Loar është me autizëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, ajo i ka falenderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, teksa tha se e vërteta gjithmonë triumfon.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falenderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështejen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje, e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon!”– ka shkruar Egesa.

Ndërkohë Meriton Mjekiqi ka treguar në Big Brother Vip se djali i tij është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.

“Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni. Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali, ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështirë të flas.

Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është, a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndojë afër.

revista.one/