“The Miss Globe 2025”, fotot e 40 vajzave konkurrente
October 1, 2025Në Shqipëri kanë mbërritur konkurrentet e “The Miss Globe 2025”, një prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të bukurisë dhe promovimit të vlerave. Vajzat përfaqësuese të dhjetëra vendeve u pritën në aeroport dhe u shoqëruan drejt Durrësit, ku do të zhvillojnë përgatitjet intensive në natën finale. Atmosfera në mbërritje bashkon emocionet, pozitivitetin dhe një larmi kulturash që bashkohen përmes një kauze të përbashkët, promovimin e gruas, bukurisë së mendimit dhe përfaqësimit të denjë.
Në mesin e konkurrenteve ka mbërritur gjithashtu edhe fituesja aktuale e kurorës The Miss Globe, Diana Moreno Sedano nga Kolumbia. Ajo ka qenë një mbretëreshë aktive dhe e pranishme në skena të ndryshme ndërkombëtare nga Nepali, India, Tajlanda, Vietnami, e deri Malajzia si Miss Globe.
Ajo shquhet për fuqinë, këmbënguljen dhe qartësinë e mendimit në mbështetje të kauzave që i beson – veçanërisht ato që lidhen me edukimin për fëmijët, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e grave të reja në mbarë botën. Vizita e saj në Shqipëri kulmon me dorëzimin e kurorës tek fituesja e re, në një ceremoni që pritet të mbahet në Tiranë në 15 tetor ne Pallatin e Kongreseve.
Më poshtë, fotot e 40 konkurrenteve:










































revista.one/