“Thirri mendjes, kokëqyp”- Ana Gjini e Për’puthen nuk ndalet me thumbat ndaj Bruno Shemshos
June 16, 2022Ish-konkurrentja e Për’puthen, Ana (Florjana) Gjini vijon me postimet thumbuese më rrjetet sociale, pas ndarjes nga Bruno Shemsho.
Së fundmi në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Ana duke qeshur këndon fragmentin e një kënge.
“Thirri mendjes”- dëgjohet në sfond gjatë videos.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që ish-konkurrentja ironizon në rrjetet sociale me këtë këngë. Disa kohë më parë ajo publikoi një video në Instastory e cila konsiderohet si “thumb” ndaj ish të dashurit të saj. Ajo kishte në sfond të njejtën këngë në pjesën e të njëjtit tekst, megjithatë nuk dihet nëse kënga ka ndonjë kuptim të fshehtë për ish-çiftin
Më tej në një tjetër story në rrjetin social, Ana shihet nën shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenteje, Mikela Pupa. Kjo e fundit nuk i ka kursyer ironitë ndaj Brunos, ndërsa në videon e publikuar shprehet:
“Sot kam dalë për kafe me një nga gocat. Por ia kam thënë gjithmonë që është më e mirë vetëm sesa e shoqëruar me dosido.”
Lajmi i ndarjes u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale.