“Ti do lojën më shumë se mua”, Heidi dënon Romeon…

“Ti do lojën më shumë se mua”, Heidi dënon Romeon…

March 22, 2024 0

Heidi, si lidere e shtëpisë ka dënuar tre banorët e shtëpisë të cilët kanë thyer rregullat.

Liderja ka dënuar Françeskën, Vesën dhe Romeon.

Françeska, ty të dënoj mos të flasësh shumë, mos të bësh debate, mos të ofendosh dhe sillu mirë. Vesa, të dënoj mos të dalësh jashtë! Ty (Romeo) të dënoj të mos këndosh”-ishin dënimet e Heidit.

Frannçeska nga ana e saj e kundërshtoi dënimin dhe tha se është e padrejtë të mos flasë dhe të mos bëjë debate, sepse është edhe në nominim ditën e shtunë.

Më pas, Heidi e ndryshoi dënimin ndaj saj duke i thënë “do rrish me duar në xhepa”.

Romeo dhe Heidi krijuan një romancë brenda ambienteve të shtëpisë së ‘BBV3’, mirëpo vendosën që ti japin fund shumë shpejt. 

Edhe pse të ndarë, dyshja vazhdon të shfaqet herë pas here duke folur për marrëdhënien dhe ‘ndarjen’ e tyre.

Sakaq një bisedë e tillë është zhvilluar dhe pasditen e sotme, ku Romeo ka ‘akuzuar’ Heidin se ajo do më shumë lojën sesa atë.

‘Kam pas dhe vazhdoj të kem përgjegjësi. Kam dashur gjithmonë të të mbroj. Kam dashur gjithmonë të të lë hapsirë.Gjithmonë do të lë hapsirë. Dhe unë minimalisht meritoj një shpjegim. Mos më trego mua nuk të njoh unë ty.
Por ti bëre zgjedhjen…Unë nuk po them që ti nuk më do, por ti do lojën më shumë zemër…’

Heidi u bë ‘shkakëtare’, pasi nxorri në nominim Vesën së bashku me Fraçeskën dhe Rozën. 

Kjo gjë e ka zhgënjyer shumë Vesën, ku mbrëmjen e sotme është përfshirë në një debat me Heidin ku gjithashtu e ka ironizuar duke i thënë se duke qeshur, Heidi ja përmbledh të tjerëve.

‘Të ka verbuar loja. Loja përpara ndjenjave. Në çdo aspekt. Shoqëri…’- është shprehur ajo.

“Duke fjetur ti i nxjerr njerëzit jashtë”, e ironizoi Vesa.

revista.one/