“Ti i hipe sipër”, dy konkurrentet debatojnë se cila doli më mirë në takim

“Ti i hipe sipër”, dy konkurrentet debatojnë se cila doli më mirë në takim

September 14, 2021 0

Alvisa dhe Bashkimi, djali nga Kosova që jeton në Amerikë zhvilluan takimin e tyre të parë në Për’Puthen.

Të dy ishin shumë të ëmbël në takim dhe duket se po përshtateshin me njëri-tjetrin.

Bashkimi: Jam pak i ndrojtur, kam një mur mbrojtës, dua ta testoj një femër, jam pak xheloz. Të ka ndodhur që ti shkruash i pari një djali?

Alvisa: Asnjëherë, nuk e shoh si gjë negativë, thjesht unë nuk dua.

Debati në studio

Ada e ka komentuar si një takim në shkollë fillore, atë të rinjve në Për’Puthen, ndërsa Alvisa i është kthyer.

 Ada: Mu duk fiks si takimet në shkollën fillore, asnjë emocion, të betohem që e prisja.

Alvisa: Aty kishte flirtim, kërkesë llogarie, ti cfarë bëre me Edin asgjë.

Ada: Ti pse s’ fole?

Alvisa: Logjiko arsyeto vajzë e dashur, flisni me argumente.

Ada: Alvisa më duket shumë e tërhequr, Bashkimi më pëlqen, por si shikoja bashkë fare në takim.

Alvisa: Ti i hipe sipër.

Ada: Flit me argumente, kujt i hipa sipër unë. Mos flit kot./ TCH