“Ti ke fëmijë me serbe”, Labinot Rexha tregon të vërtetën e fotos pas debatit me Haxhiun

“Ti ke fëmijë me serbe”, Labinot Rexha tregon të vërtetën e fotos pas debatit me Haxhiun

December 18, 2025 0

Labinot Rexha ka sqaruar opinionin publik lidhur me pretendimet e bujshme për një lidhje të tij me një serbe, si dhe thashethemet për një fëmijë me të.

Gjatë darkës së të nominuarve, kjo çështje iu parashtrua këngëtarit në prani të pjesëmarrësve. Rexha theksoi se historia nuk përkon me të, por me një kushëri të tij të largët.

Në detaje, ai sqaroi se kushëriri ishte njohur me gruan në një klub striptizi dhe se ajo kishte mbetur shtatzënë, por fëmijën më pas ai nuk e kishte pranuar si të tij.

Sipas këngëtarit, gruaja kishte tentuar të kontaktonte me anëtarë të ndryshëm të familjes për të kërkuar ndihmë financiare për fëmijën, ndër ta edhe vetë Labinot Rexhën.

Ai sqaroi se ishte në një koncert në Preshevë kur ndodhi takimi me të.

Në këtë mënyrë, u sqarua edhe çështja e fotografisë që ka qarkulluar gjerësisht në internet, e cila kishte nxitur pretendime dhe aludime të shumta.

Në fund, këngëtari theksoi se e gjithë kjo histori nuk ka lidhje me të dhe se ai mburret me marrëdhënien dhe dashurinë reciproke që ka me partneren e tij.

Me heret u zhvillua një debat i tensionuar mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi lidhur me informacionet që vijnë nga jashtë, banori i ri deklaroi në prani të të gjithëve se Labi ka një fëmijë me një serbe.

“Përderisa vjen ti dhe i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, kur vetë ke bërë fëmijë me një serbe. Të njëjtat informacione që i ke marrë ti për të tjerët, kanë dalë edhe për ty jashtë. Janë publikuar në media. Edhe fotografitë janë me ty dhe me të”, i tha ai Labinot Rexhës.

Në atë moment reagoi Benita, e cila u shpreh se nuk duhet të bëhen akuza të tilla. “Nuk janë akuza, por janë fakte”, shtoi Labinot Haxhiu.

Aludimet për një lidhje të Labinot Rexhës me një serbe, si dhe për faktin se ai ka një fëmijë me të, u intensifikuan disa javë më parë, por këto janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e këngëtarit.

revista.one/