“Ti mendon si eskortë”- Kristi ofendon Albën dhe ikën nga studio
December 2, 2024Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ të programit “E Diell” ka pasur një debat mes Krist Aliajt dhe Alba Pollozhanit, pasi ai u shpreh se mendimet e Albës janë si të një eskorte. Nga kjo Alba u ndje e ofenduar debatoi keq me Kristin, ku ky më pas u largua nga studio.
Kristi: Ky mendim është i femrave që ky të më rrafi, le të më rrafi se është i pasur do rri prap me këtë, kur më rref një i varfër do e çoj te policia… nuk e prisja ta thoje këtë, ti the budallikun më të madh që është thënë najherë në media, ti thua mendimet që kanë femrat që punojnë në onlyfans, eskorta.
Alba: Po më quan mua femër onlyfans?
Kristi: Po ti ke mendime onlyfans, pa paragjykuar ato femrat ti ke mendime të tyre
Alba: Je mashkull i paedukatë sa të më quash mua femër onlyfans.
Kristi: Ti je fiks dhe ke më të këqijat e saj, ke sjelljen e rrjeteve sociale të saj, ti nuk ke zgjuarsinë e tyre të bësh lek ti ke mllefin që kanë në rrjete sociale.
revista.one/