“Ti s’ma zë vendin në finale”/ Debat në Big Brother, Efi-Nitës: Më ke bërë të ndihem keq
April 11, 2023Efi është ndjerë e zhgënjyer nga Nita, pasi sipas saj tjetër gjë thotë kur diskutojnë dhe tjetër gjë shpreh gjatë prime-t.
Ajo ka thënë se Nita është përpjekur ta ulë në momentin që i’u dha mundësia.
Efi: Po të më pyeste Arbana ça mendon për Nitën, të njejtën gjë do them, nuk do ndryshojë asnjë fjalë, por ti e bëre. Në momentin që unë shoh një njeri që tjetër bën, tjetër thotë kur i jepet mundësia për ta ulur dikë tjetër, unë ndihem shumë keq.
Nita: Nuk qëndrojnë raportet të njejta si në shtëpi kur kalojmë kohë bashkë, si në prime. Në prime është tjetër gjë. Na shohin të gjithë, kemi qasje tjetër.
Efi: Pikërisht, nuk është e bukur kjo Nita, edhe këtu të shohin të gjithë, jo vetëm në prime.