Tiri Gjoci refuzon propozimin për martesë nga një fanse: Nëse…
May 28, 2025Tiri Gjoci ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”. Këngëtari i njohur u ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kanë marrë në mënyrë anonime, pasi kështu e kishte vendosur ai kutinë e pyetjeve.
“A do martoheshe me mua?”, ishte një ndër pyetjet që ish-banori i “Big Brother VIP 4” i ktheu përgjigje.
Duke etiketuar partneren e tij, Krisa Caushi, Tiri jep përgjigjen epike:

“Krisa ti je? Në qoftë se nuk je ti nuk du”.
Kujtojmë se Tiri dhe Krisa kanë qenë në qendër të vëmendjes pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Herë pas here dolën thashetheme se çifti është ndarë, por kjo nuk është aspak e vërtetë pasi nga postimet në rrjetet sociale duket se janë më të dashuruar se kurrë.
Madje këngëtari dhe moderatorja i marrin me shumë sportivitet thashethemet që bëhen në lidhje me ta. Ata nuk ngurrojnë që në profilet e tyre në rrjetet sociale të bëjnë ironi më lajmet që shkruhen për ta.
Një prej ndjekësve e pyeti konkretisht nëse mban kontakte me fituesin e edicionit, Gjestin, duke kujtuar momentet e këndshme që të dy sollën brenda shtëpisë.
“A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big. Ju të dy na keni kënaqur kur këndonit bashkë,” ishte pyetja që mori vëmendje.
“iri, duke iu përgjigjur me sportivitet, tha: “Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale.”
Këngëtari ka preferuar të ruajë diskrecionin për raportet pas përfundimit të spektaklit, ndërsa vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe projekte personale.

revista,one/