Totti-Blasi, “goditja e golit” para divorcit, legjenda erdhi në Tiranë me të dashurën

Totti-Blasi, “goditja e golit” para divorcit, legjenda erdhi në Tiranë me të dashurën

July 12, 2022 0

Ndarja e Tottit nga Ilray Blasi bëri shumë buje në mediat italiane, pasi ishin një dyshe ikonë që prej 17 vitesh kishin bërë për vetë popullin azzurr. Për një pjesë të madhe ky lajm erdhi si bombë, por jo për revistën “Chi” që e kishte paralajmëruar kohë më parë ndërsa disponon edhe foto ekskluzive të dashurës së re të ish kapitenit legjendar.

Totti prej kohësh ka nisur një lidhje me Noemi Bocchi, dyshja janë parë së bashku në më shumë se një herë, në restorante të ndryshe ndërsa e kishte marrë me vete edhe në Tiranë gjatë finales së Conference League.

Megjithatë, sipas revistës “Chi”, arsyeja e vërtetë e ndarjes është Ilray Blasi. Totti kishte lexuar disa mesazhe komprometuese në telefonin e bashkëshortes së tij e cila kishte nisur një lidhje me një bashkëpunëtorin e sajë, shumë më i ri në moshë.

Pavarësisht se Totti e kishte mësuar diçka të tillë, kishte zgjedhur heshtjen dhe përgënjeshtrimin e lajmeve për të ruajtur tre fëmijët e tyre. Të dy palët pranuan të martën se i kishin dhënë fund martesës së tyre ndërsa kërkuan privatësi në respekt të familjes dhe fëmijëve.

revista.one/