‘Tradhtare’, Xhensila reagon pas ‘thumbave’ të Bes Kallakut

 ‘Tradhtare’, Xhensila reagon pas ‘thumbave’ të Bes Kallakut

May 25, 2024 0

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas publikimit të këngës së ish-partnerit të saj Bes Kallaku. Së fundmi në një InstaStory, këngëtarja shqiptare ndau një poezi të Rudyard Kipling, e cila duket se është replikë e fragmenteve të përmendura nga ish-partneri i saj.

Në këtë poezi Kipling si baba i drejtohet të birit në mënyrë që ai të bëhet një “Burrë”. Ai aty thekson se të qenit burrë lidhet me vlerat dhe vullnetin për të konsideruar çdo hap të ekzistencës sonë si një ecje drejt diçkaje të re.

Ndarja është pranuar vetëm nga aktori publikisht, ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka një reagim.

Pak ditë më parë Bes Kallaku publikoi këngën “Mosmirënjohja”, e cila u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.

Një ditë më parë Xhensila postoi një video në InstaStory ku shihej e qeshur, duke kënduar plot energji në makinën e saj.

Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por me shumë vend për aludime. Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Ai ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

revista.one/